Të shumta ishin reagimet pas deklaratës së bujshme që bëri në një emision televiziv gazetari Arian Çani, se do të largohet nga Shqipëria për shkak se këtu sipas tij nuk rriten më fëmijët. Këtij reagimi i është bashkangjitur edhe drejtoresha e marrëdhënieve me median e kryeministrit Edi Rama, Armela Krasniqi.
“Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë “do iki nga ky vend”. Por kur e dëgjova vetja më foli “shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët”. Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Armela në një status në profilin e saj në “FB”.
ma.me