Kryeminsitri Edi Rama ndodhet në Sarajevë për një vizitë zyrtare. Por, gjithsesi duket se ai nuk e shkëput vëmendje4n nga zoa ku është zgjedhur deputet, Vlora.
Ai përshëndet shqiptarët për ditë të mbarë teksa publikon një foto të veçantë të një ure veneciane në zonën e Lumit të Vlorës.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të urës veneciane pranë Bratajt, në luginën e Lumit të Vlorës; pjesë e projektit të ndërtimit të rrugës së re është dhe restaurimi i kësaj ure të bukur si edhe krijimi i një vendpushimi panoramik pranë saj për turistët e shumtë që parashikojmë ta përshkojnë atë zonë të pazbuluar të Shqipërisë”, shkruan Kryeministri Rama.