Të tjera telashe për reperin e njohur Stresi. Ndërsa ka hyrë e ka dalë nga komisariatet e policisë për vepra të ndryshme, kësaj here do të procedohet penalisht për një incident me regjisorin Leonard Bombaj. Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L. B.
ma.me