Legalizimi i ndërtimeve pa leje po rezulton të jetë proces shumë i vështirë për Komunën e Prishtinës
Tash në fazën e dytë, pas regjistrimit të ndërtimeve pa leje, atë të aplikimit për legalizim, nëse palët nuk aplikojnë për legalizim, objekti do të futet në regjistrin e rrënimeve. Madje, sipas ligjit, për legalizim nuk mund të aplikojnë as ato subjekte që nuk e kanë emrin në regjistër.
“Në Komunën e Prishtinës janë regjistruar mbi 46 mijë ndërtime pa leje, prej tyre janë përafërsisht 10 mijë ndërtime të regjistruara për të cilat nuk kemi mundur të sigurojmë të dhënat e pronarëve”, ka thënë Miranda Mullafazliu-Bejta, zyrtare për informim në Komunën e Prishtinës. /Zëri