Nuk është arritur asnjë rezultat nga bisedimet. Bisedimet e paqes për Siri, që janë zhvilluar në Astana, kanë përfunduar dhe në këtë takim nuk është arritur asnjë rezultat, pasi opozita siriane, të njohur si rebelët, bojkotuan takimin.
I vetmi rezultat konkret i raundit të tretë të negociatave, është marrëveshja e përfaqësuesve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të mbajtur një takim tjetër në fillim të majit, u tha në një deklaratë të përbashkët të tre vendeve ndërmjetësuese, citohet ”21Media”. (b.an)