Kryeministri holandez Mark Rutte i partisë VVD fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare këtë të mërkurë, sipas një sondazhi të parë të dalë i cili u publikua nga transmetuesi publik NOS.Partia anti islame e Geert Wilders e cila ishte e lidhur me dy partitë e tjera u ndanë me nga 19 vende secila. Nga 150 vende VVD fitoi 31 vende, sipas sondazhit të bazuar në intervistat me votuesit. Rezultatet aktuale priten te perditesohen deri në mesnatë.