Të paktën 27 465 biçikleta u vodhën në Austri vitin e kaluar dhe, krahasuar me vitin 2015, ky numër ishte shumë pak më i vogël, gati i papërfillshëm, sipas Austrian Traffic Club (VCO) në një deklaratë të publikuar sot.
”Numri më i madh i biçikletave të grabitura ishte në provincat e Burgenlandit, Austrisë së Poshtme dhe Salcburgut”, tha VCO-ja.
”Nga 6,4 milionë biçikleta, një në 230 u grabit”, tha zëdhënësi i VCO-së, Christian Gratzer.
”Në vitin 2014 u grabitën 28 274 biçikleta, në vitin 2015 28 018”, shtoi ai./ATSH
a.ç