Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekut tregon se përpjekjet për një jetësë më të mirë, pagat e ulëta, kushtet e punës, kriza e besimit mes mjekëve dhe pacientëve janë shkaqet kryesore të këtyre largimeve.
Sipas Brahimajt largimet e mjekëve ka sjellë mungesën e specialistëve veçanërisht nëpër spitalet e rretheve dhe mbingarkesën e punës për mjekët e mbetur. E kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit.
Brahimaj evidenton edhe rritjen e moshës tek mjekët në pamundësi për t’i zëvendësuar largimet e mjekëve me studentët e sapodiplomuar. Në 3 vitet e fundit kanë kërkuar largimin 397 mjekë, që tregon për tendencën në rritje të largimeve dhe vështirësitë e shërbimit shëndetësor për t’I mbuluar këto mungesa.