Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori operacionin-blic ditën e sotme për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës. Ky operacion është mbështetur nga policia, ndërsa bëhet e ditur se do të vazhdojë për disa ditë, deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë.
Aksioni më masiv në mbylljen e furrave të gëlqerore ndodhi në vitin 2013, ku u identifikuan 220 të tilla funksionale në këtë zonë. Prej aksioneve të vazhdueshme, numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere në vitin 2015, ndërsa sot janë aktive vetëm 21.
ma.me