Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar vendet e lira të punës në të gjithë vendin, përfshirë ato të regjistruara në këtë dikaster, por edhe ato që janë regjistruar online. Kështu, në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të SHKP-së thuhet “Janë regjistruar pranë SHKP 35321 punëdhënës me 38519 vende të lira për punësim në të gjithë vendin”.
Sa i takon punëdhënësve të regjistruar online dhe vendeve të lira të punës të regjistruara on-line në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit thuhet se “ Janë rreth 557 punëdhënës të regjistruar on-line, ndërkohë që vendet e lira për punësim të regjistruara on-line janë 3575”. Nga ana tjetër ky institucion ka ftuar qytetarët të aplikojnë për punësim nëse ende nuk e kanë një të tillë.
“Mund të klikoni këtu për t’u informuar me mënyrat më të thjeshta për gjetjen e informacionit mbi vendet e lira të punës dhe mundësitë e trajnimit në Shqipëri, për CV nga punëkërkues të interesuar, informacione të ndryshme, të gjitha këto në rrjetin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit” thuhet në njoftimin e SHKP.
ma.me