Numri i spanjollëve me banim jashtë vendit është rritur ndjeshëm në gati një milion që nga viti 2009, periudhë kur vendi u zhyt në një krizë të thellë ekonomike, ku më shumë se 100 000 vetëm vitin e fundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
«Më 1 janar 2017, 2,4 milionë spanjollë janë rezidentë jashtë vendit, kryesisht në Evropë (822 264 persona) dhe në Amerikën Veriore dhe të Jugut (1,5 milionë)», bëri të ditur instituti kombëtar i statistikave, INE.
Kjo shifër përfaqëson gati një milion më shume që nga 1 janari 2009, ku 1,47 milionë spanjollë janë rezidentë jashtë vendit.
Në 2016, numri i spanjollëve të regjistruar jashtë vendit u rrit me 101,581 persona (+4,4 për qind).
Gjatë periudhës së krizës ekonomike nga viti 2008 deri në 2013, shkalla e papunësisë preku majat (deri në një shifër mjaft të lartë me 27 për qind) dhe qindra mijëra personave që u larguan nga Spanja. ATSH/a.ç