Një tjetër rast i abuzimeve seksuale me të miturit, është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Ka qenë një adoleshent 15 vjeçar i cili është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një 7 vjeçar.
Ky i fundit me inicialet A.F. i shoqëruar nga prindërit e tij, ka denoncuar në komisariatin e Policisë së Fierit se ndaj tij, ditën e djeshme është ushtruar dhunë seksuale.
Policia e Fierit ka mundur të identifikojnë autorin e kësaj ngjarje, të riun me inicialet L.G, 15 vjeç, banues në Fier, i cili është vënë menjëherë në prangat e policisë.
Ekspertët e Policisë së Fierit kanë ngritur menjëherë grupin hetimorë, pjesë e të cilit janë edhe mjekët ligjorë, psikologët, ekspertë të kriminalistikës dhe kanë filluar kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e kësaj ngjarje.