Ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovën, Daniel Maksimiuk, deklaroi të mërkurën në Mitrovicë se, Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin të gjitha çështjet kontestuese dhe se dialogu nuk ka alternativë.
Maksimiuk vlerësoi se nuk ekziston alternativa për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe konsideron se dialogu është mënyra e vetme në mënyrë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht. “Beogradi e Prishtina duhet të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme të sigurt”, tha ai./b.d