Policia njofton se më datë 14.03.2017, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A.Sh., 16 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin “Bardhoc”, në banesë, për motive të dobëta, ka tentuar të vras me armë zjarri pushkë, babain e tij shtetasin K.Sh. (Neni 76 e 22 i K.Penal).
Gjithashtu, u arrestua shtetasi:
-Kreshnik Shahu, 40 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e tij, i’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, tip “Pushkë” dhe 5(pesë) krehra me 70 copë fishekë, pa leje. ( Neni 278/1 i K.Penal).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale”Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 e 22, 278/1 të K.Penal. /b.d