Në vijim të operacionit “Patriot”, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjete Rinasit ku u morën rreth 7 milionë euro.
Më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim:
– Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë
– Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit./a.m.