Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, flet për krizën politike në Maqedoni dhe për zgjidhjet e mundshme për dalje nga kjo krizë. Zaev ka thënë se presidenti, Gjorge Ivanov është destabilizuesi kryesor i Maqedonisë dhe me mosdhënien e mandatit ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia.
Megjithatë, Zaev thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave.
“Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serioz i kanë shkelur të gjitha parimet e demokracisë parlamentare, e gënjejnë popullin dhe hapin rrugë për krizë të sigurisë. Atë si politikan përgjegjës, me mbështetje që të jem kryeministër i ardhshëm e kam për obligim që ta ndalojë. Do të vazhdojmë me hapa të mençur, nuk do të lejojmë realizimin e skenarëve për eskalim të situatës”, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev./a.m.