10 mijë e 500 qytetarë kanë dëshmuar se shqiptarët e Kosovës janë më luajalët ndaj shtetit të tyre, e pas tyre vijnë kroatët. Kështu thuhet në rezultatet e megaprojektit të anketës ‘Strategjia e ndërtimit simbolik të kombeve në shtetet e Evropës juglindore’, raporton portali kroat Tportal.
71 për qind e popullsisë së Serbisë kanë nostalgji për Jugosllavinë, 68 për qind në Bosnjë e Hercegovinë, në Mal të Zi rreth 63 për qind, 45 për qind në Maqedoni dhe 18 për qind në Kroaci, transmeton lajmi.net.
Prej të gjithëve Kosova mban rekord pasi vetëm 5 për qind prej tyre u vjen keq për shkatërrimin e Jugosllavisë.
Kontribuesi kryesor i këtij projekti në rajon ishte Vjeran Pavlakoviq, historian dhe profesor në Fakultetin e Filozofisë në Rijekë./a.m.