Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Ndihmës-Sekretaren Amerikane të Shtetit Victoria Nuland, e shpqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.
Mësohet se gjatë takimit mes tyre, tema të bisedës kanë qenë zgjedhjet e fundit vendore, reformat e ndërmarra nga qeveria Rama si dhe progresi që ato kanë sjellë, reforma e nevojshme në drejtësi, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe marrëdhëniet në rajon.
Ka qenë vetë kryeministri Rama që ka postuar një fotografi me zyrtaren amerikane gjatë takimit mes tyre ku shkruan: “Me Ndihmes Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland per zgjedhjet e suksesshme, progresin e reformave dhe rajonin tone”
Gjatë ditës së sotme Nuland është takuar edhe me Presidentin Bujar Nishani si dhe kreun e PD Lulzim Basha.