Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca do të mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes në Ballkan, dhe se do të vazhdojë me “politikën e dyerve të hapura”.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të rrisë sigurinë e Ballkanit Perëndimor, e cila është vendimtare për Aleancën. Thirrja për Malin e Zi është një shenjë e qartë se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që duan të bashkohen dhe të cilat plotësojnë kriteret për anëtarësim”, tha Stoltenberg.
Ai tha këtë këtë gjatë prezantimit të raportit vjetor të NATO-s për vitin 2016, transmeton agjensia maqedonase MIA. Sipas Stoltenberg, NATO do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera që aspirojnë të bashkohen me Aleancën – Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Maqedonia, duke i ndihmuar ato në përgatitjet e tyre për anëtarësim në NATO.
ma.me