Lazio ka fituar 3 me 1 ndaj Torinos për t’u kthyer në top-katërshen e tabelës në Serie A.
Ciro Immobile, Balde Keita dhe Felipe Anderson shënuan golat për “romakët”, ndërsa Maxi Lopez realizoi golin e vetëm për Torinon.
Lazio tani ka 56 pikë në tabelë, katër më pak se Napoli që është i treti. Interi bie në pozitën e pestë me dy pikë më pak se Lazio. (b.an)