Nuk e ka vetëm me fjalë, por Hungaria realisht ka filluar ndërtimin e një rrethimi në jug të kufirit të saj me Serbinë, që ka për qëllim të ndalojë valën e emigrantëve, tha qeveria hungareze të hënën.
Personeli ushtarak, që do e ndërtojë, ka marrë urdhër ta bëjë këtë rrethim 150 metra i gjerë dhe 4 metra të lartë, ku një buldozer dhe makineri të tjera të rënda përgatitnin terrenin për ndërtim, u tha në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.
“Një mesatare prej 1 mijë emigrantëve në ditë kalojnë kufirin duke hyrë në Hungari, kështu që emigrimi illegal është bërë një problem i rëndë për ne”, thanë ministritë. Shumica e tyre kërkojnë azil, por shpejtë shkojnë në shtete tjera, më të pasura të Evropës, si Gjermania dhe Suedia.