Marco Verratti dëshiron që gjatë verës së ardhshme të largohet nga PSG.
Mesfushori italian, Marco Verratti ka porositur agjentin e tij që të largojë nga PSG gjatë verës së ardhshme, shkruan Mundo Deportivo. Verratti është i dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe mendon se ky është momenti i duhur për t’u larguar nga Franca.
Kujtojmë se për shërbimet e tij interesohen skuadrat më të mëdha evropiane si, Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Inter dhe Juventus, citohet “Express”. (b.an)