Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e radhës në çadrën e protestës.
Ai kishte rpanë tij përfaqësues të komunitetit rom që i’u bashkuan protestës. Basha tha se kjo ‘luftë’ e opozitës siç e quajti ai ëhstë edhe përmirëqenien e tyre.
“Dua t’ju bëj tën ditur se kjo luftë që po zhvillohet këtu është për të drejtat e çdo qytetari të Republikës së Re, është për mirëqenien tuaj dhe për punësimin tuaj. Ndaj ju uroj mirëseardhjen në këtë protestë non-stop dhe t’i jepni komunitetit tuaj përshëndetjet më të përzemërta të opozitës dhe qytetarëve të bashkuar në këtë shesh”, tha Basha./a.m.