Sot u konfirmua zëvendësimi i 4 ministrave në qeverinë “Rama”. Një prej ministrave të rinj është edhe famtir Xhafaj, i cili zëvendëson Saimir Tahirin në Ministrinë e Brendshme.
Në profilin në facebook të këshilltarit të kreut të LSI Meta, Ralf Gjonit, u publikua një status ku Fatmir Xhafaj cilësohej “komunist” dhe person që do thellojë krizën.
Por, pas disa orësh, Gjoni ka reaguar sërish teksa shkruan në facebook se hakerat kanë ndërhyrë në adresën e tij.
Postimi i Gjonit:
Te nderuar miq, sapo kam mberritur ne Finlande pas nje udhetimi te gjate dhe shoh qe rrjetet qenkan mbushur me nje ‘status’ ne emrin tim te cilin nuk e kam vene une, lidhur me nje lajm te nje portali mbi Ministrin e ri te Brendshem. Sqaroj per miqte e mi dhe mediat qe statusi sapo eshte hequr nga une dhe dua te konfirmoj qe ky nuk ka qene postim nga ana ime. Nuk e kuptoj dashekeqesine e atyre qe kane arritur ne futen ne Facebook-un tim dhe me kane atribuuar nje status qe nuk me perket… Ju falenderoj per mirekuptimin!