Simptomat e depresionit mund të lehtësohen me ndihmën e jogurtit – të paktën kështu thonë hulumtimet e reja.
Hulumtuesit kanë arritur t’i rikthejnë simptomat e depresionit te minjtë duke i ushqyer me një baktere probiotike e cila gjenden në jogurt, dhe shpresojnë se ky zbulim mund ta ketë të njëjtin efekt edhe te njerëzit, transmeton Telegrafi.
Ekipi prapa këtij studimi ka zbuluar se bateria e lukthit luan rol në sëmundjen e depresionit, dhe këtë konkludim e kanë arritur pasi i kanë studiuar minjtë. Ushqimi i minjve me bakterin Lactobacillus ua kishte kthyer atyre disponimin në normalitet, ndërsa mosushqimi me atë baktere i kishte rikthyer simptomat e depresionit.
Më poshtë e keni edhe një video ku udhëheqësi i këtij studimi, Alban Gaultier, e shpjegon në tërësi hulumtimin. /a.m.