Ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano, do të zhvillojë të marten një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas burimeve nga MPJ, axhenda e kreut të diplomacisë italiane nis rreth orës 13:00, me takimet në Ministrinë e Jashtme, ku ai do të pritet nga homologu Ditmir Bushati.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ministri Alfano do të pritet në takime të veçanta nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, si dhe nga autoritete të larta të vendit.
Vizita e fundit në Shqipëri e ministrit italian Alfano është regjistruar një vit më parë, në shkurt 2016./a.m.