Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste mësohet se Rama ka bërë disa komente, duke u shprehur se ka disa të huaj që mbështesin Bashën dhe nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të vendit. Keto komete te bera nga ana e tij vijne si pasoje për të treguar rëndësinë që ka për Partinë Socialiste kjo fushatë elektorale, me apo pa opozitën në zgjedhje. Mësohet se kryeministri është shprehur në mbledhjen e kryesisë që “çadra le të merret me 18 shkurtin, ne do të merremi me 18 qershorin”.
Burime në mbledhje thanë për Top Channel se kryeministri ka përdorur një fjali pak suprizuese kur ka komentuar protestën e opozitës. Sipas tij, “çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.
ma.me