Një ditë pas largimit nga detyra të katër ministrave Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste ku janë diskutuar edhe emërimet e reja në kabinet.
Në përfundim të takimit, Rama bëri të ditur edhe emrat e rinj në kabinet.
Ministria e Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu (ish-drejtoreshë QSUT)
Ministria e Punëve të Brendshme – Fatmir Xhafaj
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – Olta Xhaçka
Ministër Shteti për Çështjet Vendore – Eduart Shalsi
Më herët ishte lajmëruar se në emërimet e reja do të ruhej edhe raporti 2 femra dhe dy meshkuj duke shtuar kështu numrin e ministreve në kabinet.
Një ditë më parë, Edi Rama tha se ndryshimet në fjalë nuk i janë kërkuar nga LSI dhe aq më tepër të kenë qenë presion nga protesta e opozitës. Ndërkohë, ministrat e larguar Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi do të angazhohen në fushatën elektorale si koordinatorë në qarqet e paracaktuara.
Ditën e sotme, kryeministri Rama pritet t’i drejtohet Presidencës për shkarkimin e 4 ministrave dhe dekretimin e emrave të rinj. /javanews/b.d