Ka nisur mëngjesin e sotëm mbledhja e kryesisë së PS ku pritet të diskutohen edhe emërimet e reja.
Mësohet se 3 prej ministrave do të vijnë nga Grupi Parlamentar Socialist ndërsa i katërti nga forumet e tjera të PS.
Nga ana tjetër, mediat raportojnë se pritet të emërohen 2 femra dhe dy meshkuj në krye të 4 dikastereve.
Ditën e sotme pritet që kryeministri t’i nisë edhe emrat për dekretim presidentit Nishani. /b.d