1925-Vdiq në vitin 1925 revolucionari dhe burrështetasi kinez Sun Yat Sen, babai i Kinës moderne dhe presidenti i saj i parë (1911-1912). Në vitin 1894, ai udhëhoqi luftën për të rrëzuar monarkinë dhe në vitin 1905 themeloi Lidhjen Federale ku prej vitit 1912, doli partia Kuomintang. Pas vdekjes së tij, udhëheqjen e Kuomintang e mori krahu i djathtë, udhëhequr nga Chiang Kai-shek.
1938 – Të udhëhequra nga Adolf Hitleri, trupat gjermane marshuan në Austri, duke e bërë këtë vend që t’i aneksohej Rajhut të Tretë.
2003- Nga një atentat u vra në Beograd, para selisë së Qeverisë serbe, kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike (DS) Zoran Xhinxhiç. Ai ishte i pari funksionar i krahut demokratik si kryeministër i Serbisë. Gjatë qëndrimit të tij Jugosllavisë i janë hequr sanksionet e vendosura mbi regjimin e Sllobodan Millosheviqit, e filloi një proces i demokratizimit të shoqërisë dhe reformat radikale ekonomike dhe sociale, dhe Serbia është bërë sërish e hapur për botën. (b.an)