Kësaj nëne nuk i ka buzëqeshur fati, madje është treguar mizor.
Që nga viti 2005, Ervehe Xhakolli jeton me dhimbjen e humbjes së djalit të saj 22 vjeç, në një aksident tragjik automobilistik, ku vdiq së bashku me tre shokët e tij. Por kësaj dhimbjeje prej vitesh i është mbivendosur edhe mungesa e drejtësisë në vlerësimin e sigurimit te jetës së djalit.
Kalvari me kompaninë e sigurimit për te marre paratë qe i takojnë si dhe me drejtësinë, i ka nisur qe nga viti 2005.
Goditjen e dytë Erveheja e mori nga Gjykata. Ajo vlerësoi se për jetën e humbur te djalit 22-vjeçar, nena duhej te merrte vetëm 1.8 milion lekë. Çështja që ka 12 vite që endet në dyert e gjykatave, ende sot nuk ka marrë zgjidhje. Procesi ka mbetur pezull në Gjykatën e Lartë. Kjo është vetëm një nga qindra historitë qe njerëz si Erveheja kane me shoqëritë e sigurimit dhe me Gjykatat. Por e mësuar tashme me burokracitë, sekserët, presionet, sorollatjet ne Gjykata dhe mungesën e drejtësisë, Ervehe Xhakolli e ka marre vendimin: T’i shkoje deri ne fund kësaj historie. /Vizion Plus/a.k