Një sherr në familje ka ndodhur ditën e djeshme në Librazhd, ku si pasojë djali ka rrahur babin e tij.
Siç bën me dije policia, 31-vjeçari Besmir Kurti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, Sh.K. 66 vjeç. Gjithashtu ai ka dëmtuar dhe disa orendi shtëpiake.
Për këtë arsye, policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin si dhe materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i pronës”. /b.d