Qeveria konservatore e kryeministres britanike, Theresa May u kërkoi sot deputetëve që ta miratonin pa e amenduar projektligjin për Brexit, që do të kërkojë dy vjet bisedime me Bashkimin Evropian për të mundësuar largimin e Britanisë së Madhe nga unioni.
Sekretari i ngarkuar për Brexit, David Davis u kërkoi deputetëve të Dhomës së Komuneve që, kur ta shqyrtonin projektligjin, i caktuar për të hënën, të refuzonin dy amendime të bëra nga Dhoma e Lartë e parlamentit.
May kërkon që parlamenti të mbështesë planin e saj për miratimin e nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës deri në fund të marsit.
Dhoma e Lartë e parlamentit britanik amendoi projektligjin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britaninë e Madhe si edhe të drejtën e miratimit nga parlamenti mbi çdo marrëveshjeje për Brexit, përpara se ai të ratifikohej nga Parlamenti Evropian./b.d