Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, siç tashmë dihet, është akuzuar se nën drejtimin e tij ndodhi vjedhja më spektakolare në institucionin që drejtonte në shumën rreth 7 miliard lekë.
Ndërsa pas u arrestua, ai më vonë u shpall i pafajshëm, duke u dëmshpërblyer edhe me disa rroga për heqjen nga puna.
Por, në datën 10 janar 2017 ai ka dalë në foto bashkë me një person tjetër me disa shpendë të vrara.
Siç e dini, moratoriumi i gjuetisë është zgjatur edhe me 5 vite të tjera dhe deri në vitin 2021 askujt nuk i lejohet të gjuajë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Foto në fjalë është realizuar në ambientet e një lokali në Ishull-Lezhë. Përveçse mban në duar shpendët, ai dallohet se ka në kokë edhe një kapele tipike gjuetarësh. Madje ka veshur edhe një xhaketë me stil ushtarak, lara-lara. A do ta kapë ligji Fullanin?