Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pas fitores së thellë ndaj Lincolnit në FA Cup është shprehur se nuk e di edhe sa kohë i kanë mbetur te klubit londinez.
Francezi nuk e ka të ardhmen e sigurt pas rezultateve jo të mira këtë sezon, ndërsa tifozët e Arsenalit qe një kohë të gjatë po kërkojnë dorëheqjen e tij, transmeton Koha.net.
“Mendoj se e kam dëshmuar që gjatë jetës time jam përpjekur t’i shërbej këtij klubi me të gjithë përkushtimin tim dhe do ta bëj këtë gjatë kohës sa jam këtu.
Sa gjatë, nuk e di. Kam treguar besnikëri dhe preferenca ime gjithmonë ishte që të qëndroja këtu, por tashmë këtë e kam përsëritur shumë herë. Kjo nuk është e kushtëzuar, por është se si unë ndjehem dhe si është situata”, është shprehur Wenger për BT Sport. (b.an)