Një grua i ka prerë organin gjenital burrit të saj, pasi sipas saj ai prej 10 vitesh nuk bënte seks me të.
Duke qenë se kjo situatë i kishte ardhur në “majë të hundës” ajo vendosi të kryejë këtë veprim horror.
31- vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore, ndërkohë që mjekët thanë se prerja kishte qenë shumë e madhe dhe se ai kishte humbur shumë gjak.
Ndërsa bashkëshortja e tij 28 vjeçe është arrestuar dhe pritet që të dalë para trupit gjykues.
Çifti nga India kishin 11 vite martesë, dhe gruaja dyshonte se i shoqi e tradhtonte prej kohësh.