Kjo është një nga ato situatat që në Shqipëri nuk ndodh shpesh por përgatitja e qenëve të neutralizimit vijon në Institutin e përgatitjes së qenve “agjentë”, që shpërndahen më pas në të gjitha drejtoritë e policive në qarqe.
Ata kontrollojnë automjete, persona, apo edhe shtëpi të braktisura, ku me erën e tyre arrijnë të gjejnë sendet e paligjshme që kërkohen me ngulm nga autoritetet e drejtësisë.
Krahas drogës, eksplozivëve dhe kufomave, së fundmi instituti është pajisur me një qen që identifikon sasitë e mëdha të eurove. /ma.me