Ilir Meta ka adresuar një sërë kritikash duke thënë se qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për ekonominë dhe rritjen e punësimit.
Kreu i LSI-së i ka dhënë mesazhet e tij gjatë përurimit të ”Forumit Ekonomik” të LSI-së, duke theksuar se përpara se të flasin amatorët për ekonominë, duhet të flasin ekspertët.
Sipas tij ekonomia shqiptare duhet të ketë ritme më të larta zhvillimi përtë garantuar punësimin dhe moslargimin e të rinjve nga vendi. Madje sipas bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, raporti mes eksportit dhe importit vendas ështëmë i ulëti në rajon.
“Cështja e zhvillimit ekonomik është sfida më e madhe e vendit. Përkëtë çështje është e nevojshme që të kemi një konsensus të madh politik. Duhet të kemi një konsensus bipartizan. Para se të flasin politika, duhet të flasin ekspertët. Nuk ka kohë për amatorizëm.
Kjo strategji zhvillimi do të ketë në fokus punësimin e rinisë. Nga vlerësimet e deritanishme jemi të bindur se duhet të kemi rritme më të larta të zhvillimit ekonomik. Raporti eksport- import është më i ulëti në rajon, teksa disa nga fqinjët tanë shkojnë deri në një raport 50%. Duhet të nxisim më shumë investimet Bujqësia duhet të trajtohet realisht nga buxheti si sektori më i madh i ekonomisë. Për turizmin po punohet menjë plan ekobnomik për ta bërë atë në një motorr të fuqishëm ekonomik.
Unë shpresoj dhe besoj se forumi do të sjellë një vizion të kthjellët për ekonominë. I bëj thirrje ekspertëve që ti bashkangjiten këtij forumi.”-tha Meta/a.k