Efektet pozitive të moratoriumit të Gjuetisë, sipas Ministrisë së Mjedisit i tregon Censusi Kombëtar i Shpendëve Migratorë. 165,268 shpendë shtegtarë, rreth 66 mijë më shumë se një vit më parë janë regjistruar në territorin shqiptar gjatë këtij viti.
Nga Rezervati i Kune-Vainit në Lezhë, Lefter Koka tha se situata nuk është ende aq e mirë sa në vitet ‘90.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin. Gjykata Kushtetuese la në fuqi moratoriumin dhe moratoriumi po jep rezultate. Përveç armëve tona kishim dhe gjuetarët e huaj që vinin këtu”, tha ministri Koka.
Ministri tha se do të punohet për eliminimin e ndotjes se ujërave duke komentuare dhe raportimet në mediat italiane për kontejnerë me kimikate të zhdukur në Shqipëri.
“Ministria e Mjedisit ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve te paintergruara. Ligji lejon tranzimit e mbetjeve të parrezikshme. Kemi pasur 10 kamionë tranziti me me goma të përdorura me destinacionin Kosovën. Çdo informacion tjetër del jashtë kompetencave tona”, thotë Koka.
Censusi u realizua në 19 zona ligatinore të vendit në lagunat e Kune-Vainit, Karavastasë dhe Nartës nga 60 ekspertë që verifikuan 64 lloje shpendësh shtegtarë të uji.