Djathi është një nga ushqimet më të përdorshëm dhe me më shumë vlera. Por, edhe pse nuk e dimë ka shumë gabime në mënyrën se si ne e ruajmë apo e përdorim djathin. Ne po iu tregojmë se çfarë dhe si mund t’i rregulloni këto gabime.
Nuk e ruani në mënyrën e duhur
Djathi thith aromat dhe djathi që është ruajtur në frigorifer thith të gjithë aromat që riqarkullojnë atje. Pra, menjëherë pasi e merrni djathin nga letra me të cilën është mbështjellë apo nga ena ku është vendosur, mbështilleni mirë në një enë plastike apo në një enë, ku të ruajë lagështinë e nevojshme dhe të mos lejojë aromat në frigorifer të depërtojnë në të.
E shërbeni dhe e hani në temperaturën e gabuar
Djathi nuk duhet të hahet i ftohtë akull. Nëse djathi është i butë, nuk do të doni që ta lini shumë në temperaturën e dhomës. Temperatura ideale ku mund të ruhet djathi dhe prej ku mund të merrni shijen më të mirë të tij është 13-15 gradë Celcius.
E blini djathin të prerë që më parë
Dyqanet ushqimore nuk mund të jenë vendet më të mira për të blerë djathë të freskët. Në qoftë se djathi tashmë është prerë, nuk do të jetë aq i mirë sa një cope djathi e prerë në atë moment. Është mirë të blini djathë që mund të jetë prerë jo më larg se tri ditë më parë.
Blini vetëm djathë të përpunuar
Djathi është shumë më i shëndetshëm sesa ushqimi me djathë të përpunuar. Djathi i papërpunuar ka disa ushqyes që nuk gjenden në djathin e përpunuar, ashtu siç ka edhe më tepër yndyrë dhe disa përbërës të tjerë jo të shëndetshëm. Por, nuk duhet të fiksoheni vetëm me një lloj djathi.
I frikësoheni erës së djathit
Djathrat më të mirë në botë në përgjithësi vijnë erë. Ju duhet të vlerësoni djathin përtej aromës së tij, ose të dalloni përmes erës, si një i rritur që di të njohë produktet.
Nuk e hani me ushqimet e duhura
Djathi shkon vërtet me verën, por duhet të dini çfarë lloji të zgjidhni. Është më mirë të zgjidhni djathrat lokalë të zonës ku mund të jeni dhe të mësoni më tepër për kombinimet e verës me djathin apo me pije dhe ushqime të tjera.
Blini shumë djathë
Më mirë blini më pak dhe më shpesh. Në këtë mënyrë nuk do ta hidhni apo do ta ruani gjatë djathin e tepërt dhe do ta shijoni më tepër dhe më mirë.
Nuk provoni djathra të rinj
Nuk ka asgjë më të mirë se të zbuloni diçka të re për të ngrënë. Mund të provoni herë pas here shije të reja të djathrave të ndryshëm, që nuk i keni njohur më parë.
E prisni në mënyrën e gabuar
Një djathë i bërë në mënyrë artizanale me dorë, shijon shumë mire dhe ndryshe nga djathrat e tjerë. Për ta shijuar më mirë dhe thellësisht djathin, prijeni në fillim nga pjesa e lëkurës në drejtimin lart.