Presidenti amerikan Odnald Trump nuk u ndal dhe pasi gjykata rrëzoi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende islame, ai nënshkroi një tjetër urdhër.
Në urdhrin e ri listoheshin 6 vende qytetarët e të cilave nuk mund të shkelnin në SHBA. Pas kritikave të shumta nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe faktori politik në vend e vend e botë, SHBA duket se do të ketë pasoja konkrete nga ky vendim.
Federata Botërore e Futbollit FIFA, ka dhënë një paralajmërim të fortë për SHBA. Ajo ka kërcënuar me përjashtimin e kandidaturës së SHBA për organizimin e botërorit të vitit 2026./a.m.