Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar një avokat. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas raportimit të policisë mësohet se ka filluar procedim penal për shtetasin me iniciale M.B. 24 vjeç, banues në Borakë, Durrës. “Rreth orës 20:00 ka goditur me grushte, për motive të ushtrimit të detyrës, shtetasin I.K. (me profesion avokat) 36 vjeç, banues në Durrës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal”, sqaron policia./a.m.