Një helikopter u rrëzua në Turqi duke shkaktuar disa viktima.
Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i helikopterit në Büyükçekmece kanë humbur jetën 5 persona.
Helikopteri është rrëzuar për arsye ende të papërcaktuara.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse, shëndetësore dhe kërkim-shpëtimit, raporton Anadolu Agency./a.m.