Një 39-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit nën akuzën e ushtrimit të dhunës. Sipas policisë Ilir Alushaj, banues në lagjen “29 Nëntori” të Firerit, përfundoi në pranga pasi goditi me grushta një laborant shëndetësie. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Drejtorinë e Shëndetit Publik.
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka goditur me grushta një laborant të shëndetësisë. Sipas bluve, Alushaj kishte shkuar për t’i bërë analiza fëmijës së vet. Dhe pasi fëmija filloi të qajë, Alushaj goditi me grushta laborantin.
“Alushaj për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A.H, 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier,” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
ma.me