Si pasojë, qeveria ka vijuar të ruajë trendin e saj të uljes së deficitit, përballë një borxhi publik që reziston gjithnjë mbi nivelin e 70 përqindëëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto (shifra e fundit, 31 dhjetori 2017 – 71.01%).
Të ardhurat
Në përgjithësi, të ardhurat buxhetore kanë qenë më të larta edhe se planifikimi, edhe se ato të realizuara një vit më parë në muajin e parë të 2016-ës. Kundrejt planit, në total kemi një tejkalim në masën 5.3 për qind, ndërkohë që kundrejt faktit të janarit 2016 rritja është shumë e vogël: 0.2%.
Kjo tregon se plani i këtij viti të paktën për janarin ka qenë shumë i ulët.
I vetmi zë, ku nuk është realizuar planifikimi është taksa më e rëndësishme, sipas specialistëve të financave publike: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Si TVSH në janar janë arkëtuar afro 10.2 miliardë lekë, por kjo shifër është 1.3% më e ulët se plani dhe 0.5% më e ulët se një vit më parë.
Nga ana tjetër, të gjithë zërta e tjerë kryesorë tatimorë rezultojnë me tejkalim të planit. Kështu, Tatimi mbi Fitimin e ndërmarrjeve, etj ka sjellë në arkën e shtetit gati 49% më shumë të ardhura se plani dhe 4.1% më shumë se fakti i vitit të kaluar. Kurse akcizat, me 15.7% më shumë nga plani, në fakt kanë arkëtuar 2.2% më pak nga një vit më parë.
Tatimi mbi të ardhurat e punonjësve ka rezultuar me 1.1% më shumë nga plani, duke sjellë 4.8% më pak nga vjet në arkën e shtetit.
Pushteti vendor duket se e ka marrë veten pas ndarjes së re administrative, me 4.3 për qind më shumë të ardhura në janar 2017 nga planifikimi, por madje 41.1 për qind më shumë nga vjet. Taksat lokale këtu “shkëlqejnë” me 88.8% më shumë nga një vit më parë.
Nga kontributet janë mbledhur më shumë të ardhura krahasuar me planin dhe janarin 2016. Konkretisht, për sigurimet shoqërore kemi 7.8% tejkalim (2.9% më shumë se në 2016-ën) dhe në ato shëndetësore 6.7% (0.2% më shumë se vjet).
Ndërkohë, në fondin për kompensimin monetar të pronarëve janë grumbulluar në janar 3.2% më shumë lekë, me rritje 10.4% krahasuar me një vit më parë.
Shpenzimet
Ndërkohë, ka vijuar sërish mosrealizimi tek shpenzimet buxhetore. Investimet janë 86.2% më të ulta se sa planifikohej, por 156.5% më të larta se vjet. Kurse shpenzimet në total janë 4.9% më të ulta se plani, por 5.1% më të larta se në 2016-ën.
Si pasojë, kemi një suficit me rreth 58 milionë eurosh./Shqiptarja/a.m.