Udhëzimi i firmosur nga Ministri i Financave dhe Ministri i Transporteve, nuk i rrit tarifat për marrjen e patentës, por shton pagesën që duhet bërë për kategoritë e reja që janë shtuar tashmë. Nëse më parë paguhej 4500 lekë për të marrë patentën e kategorisë B, tashmë e njëjta pagesë do paguhet edhe për ketgorinë B1.
“Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë: Për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë. Për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë. Shtetasit që pajisen me leje drejtimi paguajnë tarifën në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti. Shtetasi duhet të pajiset me dokumentin që vërteton pagimin e kësaj tarife. Të gjitha pagesat e tarifës do të regjistrohen në një regjistër të veçantë”, – thuhet në udhëzimin e qeverisë.
Rritja e tarifës
Ndërkohë tarifa e patentës është 3 mijë lekë më shumë, pasi pak muaj më parë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka rritur tarifën për vizitën tek mjeku oculist de tek mjeku për veshët. Secila prej këtyre viztave kushton 1500 lekë të reja. Më herët për të marrë patentën paguhej vetëm 1 mijë lekë mandatpagesa për vizitat mjekësore. Tashmë me dy tarifat e reja shoferët duhet të paguajën 4 mijë lekë për të marrë dokumentat e nevojshme shëndetësore për të aplikuar për patentë. Ministria e Shëndetësisë thotë se tarifa prej 3 mijë lekë për vizitat tek mjeku i syve dhe ai i vesheve nuk paguhet për kontrollet shëndetësore të zakonshme, por vetëm në rastet kur aplikohet për leje drejtimi dhe për leje të përdorimit të armëve.
Tarifat për kategoritë reja të lejes së drejtimit
a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë;
b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë
c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë
ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë
d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë. /Shqiptarja/a.m.