Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh të vënë nën akuzë për për disa grabitje. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga kanë rënë Edmond Lika, 23 vjeç dhe Blediana Buna, 28 vjeç. Mësohet se gjatë kontrollit policor u gjetën dhe u sekuestruan 20 mijë euro. Sipas mediave italiane, çifti i shqiptarëve janë autorë të disa grabitjeve në Ravena të Italisë. /ma.me