Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte ku një 28-vjeçar në qytetin e Librazhdit, ka humbur jetën, në varrimin e gjyshes së tij. Burime për Report TV bëjnë me dije se i riu ka humbur jetën si pasojë e një infarkti në zemër. Gjyshja e 28-vjeçarit kishte ndërruar jetë një natë më parë. Toni Hidri, 28 vjeç është nisur për në Spitalin e Librazhdit por fatkeqësisht ndërhyrja ka qenë e kotë pasi Hidri tashmë kishte humbur jetën.
ma.me