Në pjesën lindore të kryeqytetit të Egjiptit, në Kajro, janë zbuluar dy statuja, ku njëra nga statujat supozohet se i përket Ramses II.
Ministri egjiptian i Monumenteve Historike, Halid Anani, në një deklaratë me shkrim tha se arkeologët egjiptianë dhe gjermanë të cilët kryejnë gërmime në rajonin Ajn esh-Shems që ndodhet në ish-qytetin Evn në lindje të Kajros, pranë tempullit Ramses II, kanë gjetur dy statuja mbretërore që i përkasin familjes së 19-të që ka drejtuar Egjiptin e lashtë (1292-1190 p.e.s). /a.m.