Kryetari i opozitës Lulzim Basha viujon të japë mesazhe force nga çadran e protestës. Në një takim me përfaqësueist e bizneseve, ai ka paralajmëruar punonjësit e administratës se do të burgosen për të gjitha abuzimet ndaj bizneseve. Ai i ka ftuar ata të mbajnë shënim emrat e të gjtihëve dhe askush nuk do i shpëtojë drejtësisë.
“Bizneset sa vjen e falimentojnë, Republika e vjetër, sa her dështon me planin ka vetëm një avaz, i përvishen biznesit që mezi qëndron në këmbë nga barra e shumëfishuar e taksave dhe faturave. Mbrëmë ju kam dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris nga ky shesh, themel i Republikës së Re: Mbajuani shënim emrat, Republika e Re do t’i vërë para ligjit, nuk do të shpëtoni nga forca e hekurt e ligjit të gjitha ju që në mënyrë abuzive terrorizoni biezneset.
Republika e Re po vjen, gjeni ‘vrimën e miut;. Hajdutët e veshur me pushtet, ta harrojnë se do negociojmë shkeljen e ligjit, nga i pari te i fundit do merrni atë që meritoni. Askush nga nëpunësit të mos i bindet urdhrave të eprorëve që i ka zënë paniku dhe duan të mbushin xhepat në këtë grahmë të fundit: Mos i’u bindni urdhrave të paligjshëm ose edhe ju do përfundoni para drejtësisë dhe prapa hekurave. Shqiptarë, ngrihuni dhe bashkojuni rezistencës”, deklaroi Basha./a.m.